Dëmtohet ylli i Shpresave, mungon ndaj Malit të Zi

Nga Dea Kozma
31 Maj 2024, 12:33 | Futboll

Dëmtohet ylli i Shpresave, mungon ndaj Malit të Zi

Edhe kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit kanë nisur përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi si  dhe miqësores me Lihtenshtejnin

Lajmi i keq për Bushin është se mesfushori i Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për këto dy sfida.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe po përgatitet për të marrë maksimumin . Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndërkohë miqësorja me Lihtenshtejnin do të luhet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos