Nis udhëtimi i Kombëtares drejt Austrisë

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 13:40 | Futboll

Stafi dhe futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit kanë lënë pak pas orës 13:00 të së premtes, “Shtëpinë e futbollit” dhe janë nisur në drejtim të Rinasit. Në orën 16:00, Kombëtarja do të fluturojë në drejtim të Austrisë, aty ku do të kryejë fazën përgatitore para Euro 2024.

Kombëtarja do të akomodohet në një nga komplekset sportive të qytetit dhe do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe, do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore, atë ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor në orën 20:00 dhe Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00, në Hungari.

Pas këtyre miqësoreve, Sylvinho do të dorëzojë dhe listën finale të lojtarëve që do të shkojnë në Europianin e 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos