Rekordi i Leverkusenit nuk ndalet në Romë, Atalanta del e pamposhtur në Francë

Nga Dea Kozma
3 Maj 2024, 11:09 | Futboll

Rekordi i Leverkusenit nuk ndalet në Romë, Atalanta del e pamposhtur

Mbrëmjen e të enjtes u luajtën dhe ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Leverkusen fitoi 2-0 me Romen ne Olimpico duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin më tej. Ndërkohë, Atalanta barazoi 1-1 me Marseille në Francë. 4 skuadra dhe vetëm dy bileta për në finale, të cilat do të mësohen pas një jave.

Leverkusen edhe një herë tregoi se mbetet ekipi favorite për ta fituar këtë kompeticion. Kampionët e rinj të Gjermanisë mundën 2-0 Romën në Olimpico duke hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin më tej. Nga një gol në secilën pjesë, bëri që gjermanët të mos e diskutonin fitoren. Në minutën e 28′, pas një gabimi në mbrojtje, Wirtz i dha avantazhin Leverkusen. Edhe në fraksionin e dytë, Roma nuk kishte fuqi te reagonte.

Andrich në të 73 vulosi fatin e ndeshjes për skuadrën e Xabi Alonso. Italianët provuan deri në fund për të bërë diçka me Azmoun dhe Abraham, por saktësia mungoi. Kaq mjaftoi që Leverkusen të regjistronte ndeshjen e 47-të pa humbje duke thelluar dhe me shume rekordin. Sfida e kthimit do të luhet më 9 maj në Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos