Takim me historinë, Roma dhe Atalanta duan të mbajnë lart emrin e Italisë në Europë

Nga Dea Kozma
2 Maj 2024, 16:10 | Futboll

Takim me historinë, Roma dhe Atalanta duan të mbajnë lart emrin e

Një sfidë për historinë. Për të realizuar me sukses kalimin në finale, Roma duhet të luajë kundër statistikave dhe parashikimeve. Rivalët e Bajer Leverkusen janë kampionë të freskët të Gjermanisë. Ekipi i drejtuar nga Shabi Alonso është favorit në letër, edhe për një fakt të rëndësishëm: Leversekun ende nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë sezon. Për herë të fundit, Bajern ka dalë i mposhtur nga fusha më 27 maj të vitit 2023, kur u thyen nga Bohumi në javën e fundit të Bundesligës.

Megjithatë, te Roma kujtojnë humbjen e parafundit të pësuar nga gjermanët, pikërisht në Olimpico. Goli i Bove dhe fitorja minimale në gjysmëfinalen e një viti më parë ishte vendimtare për kualifikimin e verdhekuqve në finalen e Europa League.

Ata kanë lojtarë shumë interesantë, e vlerësoj shumë trajnerin e tyre. Është diçka për t’u respektuar që janë të pamposhtur këtë vit, edhe pse kanë qenë shpesh në disavantazh. Është një skuadër që ka fituar agresivitet dhe vetëbesim. Dhe që lufton pa u dorëzuar deri në minutat e fundit. Edhe ne kemi lojtarë që luftojnë deri në fund, përndryshe nuk do të kishim fituar në atë mënyrë me Udinesen. Djemtë do të gjejnë një Bayer shumë ndryshe nga ai që Roma mposhti vitin e kaluar…”, tha Daniele De Rosi.

Gjithsesi, ekipi i Alonsos ka bërë hapa gjigand përpara, duke mahnitur Gjermaninë dhe Europën. Në anën tjetër, të besuarit e De Rosit kanë treguar se nuk i tremben askujt. I vetmi dyshim i trajnerit lidhet me Romelu Lukakun, i rikuperuar por që nuk është ende në formë optimale.

Ne jemi përsëri këtu, në gjysmëfinale dhe fati e do të luaj sërish ndaj Roma-s. Ky është një tregues i rëndësishëm dhe nga eliminimi i sezonit të kaluar ne kemi filluar të nxjerrim mësime dhe mund të them se aty nisi gjithçka. Roma ka ndryshuar shumë, ka një tjetër stil loje dhe unë pres një ndeshje shumë të luftuar, por edhe të bukur. Golat në shtesë? Sigurisht që nuk është rastësi që kohët e fundit kemi shënuar kaq shumë gola pas minutës së 90-të”, tha Shabi Alonso.

Pas triumfit të jashtëzakonshëm përballë Liverpulit, Atalanta ka detyrën të konfirmohet sërish në fushë. Sfida e bergamaskëve me Marsejën nuk është e thjesht, por tashmë që kanë marrë petkun e favoritëve, nga ata pritet shumë.

Berat Gjimshiti do të jetë një prej lojtarëve nga të cilët Gasperini do të marrë garanci, ashtu si Ederson, Pasaliç apo Kopmajners. Gjithashtu, Skamaka më i mirë i sezonit me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit europiane dhe 3 gola në po kaq ndeshje të kampionatit. Sulmuesit do i besohet fati i Atalantës dhe i tifozëve që ëndërrojnë prej vitesh dhe tashmë mund të gjejnë lavdinë europiane.

Misioni është i vështirë, sepse përveç faktorit fushë, Marseja mbështetet te yje si Kondogbia dhe Veretu, teksa protagonisti i madh është Pierr-Emerik Aubameyang: me 10 gola në 11 ndeshje të Europa League, ku është edhe golashënuesi më i mirë i edicionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos