Egnatia e pandalshme, arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 22:04 | Futboll

Egnatia e pandalshme, arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat

Egnatia ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 pasditen e së premtes.

Kampionët në fuqi morën 3 pikët e radhës në javën e tretë të kampionatit shqiptar të futbollit.

Në minutën e 14-të ishte Albanese që dërgoi vendësit në avantazh, disa minuta pasi Skënderbeu shpërdoroi një 11-metërsh, shkruan A2.

Për Skënderbeun e Julian Ahmatajt u akordua penalltia e dytë, që u mor përsipër nga Nasr dhe u kthye në gol. Kështu pjesa e parë u mbyll 1-1.

Loukili ktheu në avantazh Egnatian, ndërsa asistoi Albanese.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia regjistron 9 pikë në 3 ndeshje dhe kryeson e vetme renditjen.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos