Një kampion brenda dhe jashtë fushe. Mirel Josa ka treguar historinë e karrierës së tij në emisionin "Na ishte një herë sporti.." në A2 CNN.
Që nga hapat e tij të parë e deri në sukseset e arritura si lojtar dhe trajner.. Sakrificat kanë qenë të mëdha, por ai kurrë nuk ka menduar të dorëzohet.
Goli kundër Belgjikës është një nga momentet më ikonike të historisë së futbollit shqiptar që me pak fat mund të kualifikonte kuqezinjtë në Botërorin "Meksikë 1986".
Josa foli dhe për sukseset e jashtëzakonshme të arritur me Skënderbeun ku më kryesorja përveç titujve kampion, ka qe në përfaqësimi në grupet e Europa League.
Edhe sot e kësaj ditë, Mirel Josa nuk e ka ndalur vrullin. Në moshën 63-vjeçare, ai jep kontributin e tij në futboll si një trajner që gjithmonë kërkon maksimumin nga ekipi i tij. (A2 Televizion)