Teuta mposht Laçin dhe ngjitet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2026, 18:12 | Futboll

Teuta mposht Laçin dhe ngjitet në vendin e dytë

Teuta fitoi ndaj Laçit me shifrat 1-3, në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin durrsakët falë Kallakut, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas 3 minutash lojë, Votlai dyfishoi shifrat, teksa Laçi shpërdoroi një 11-metërsh, shkruan A2.

Në pjesën e dytë, Bibo shkurtoi diferencat me një supergol dhe në fund ai që vulosi sfidën ishte Pedro.

Me këtë fitore, Teuta pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa kurbinasit mbetet në vendin e tretë me 4 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos