Rezultate surprizë në Superiore, Vllaznia mund kampionët, Teuta triumfon në Korçë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 22:27 | Futboll

Rezultate surprizë në Superiore, Vllaznia mund kampionët, Teuta

Vllaznia ka marrë një fitore të madhe në javën e katërt të kategorisë Superiore duke mundur 3-1 kampionët e Egnatias në “Loro Boriçi”.

Mala dhe Qato shënuan për shkodranët në pjesën e parë, ndërsa për Egnatian realizoi Ujka. Rezultati u vulos në 3-1 me nisjen e pjesës së dytë nga kapiteni Bekim Balaj.

Ndërkohë, Teuta ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në një fushë të vështirë si ajo e Korçës ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-3.

Korçarët shënuan shpejt me anë të Nikajt, por në fundin e pjesës së parë Teuta barazoi me Beqjan. Pjesa e dytë i takoi e gjitha durrsakëve, të cilët kaluan me Preknicajn në avantazh, ndërsa Kruja e çoi rezultatin në 1-3. Në minutat e fundit, Skënderbeu ngushtoi diferencën me Rashicën, por vetëm kaq pasi nuk kishte më kohë për golin e barazimit, shkruan A2 CNN.

Pas këtyre takimeve, Vllaznia dhe Egnatia ndajnë vendin e parë me nga 7 pikë, ndërsa Teuta dhe Partizani mbajnë përkatësisht vendin e 3 dhe të 4-t me 6 pikë.

Të enjten do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së katërt të Superiores, Elbasani-Laçi dhe Partizani-Dinamo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos