Në fundjavë nis “Final 4”, Vllaznia përballet me Dinamon, Elbasani luan me Egnatian

Nga Dea Kozma
15 Maj 2026, 10:37 | Futboll

Në fundjavë nis “Final 4”, Vllaznia përballet me

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, këtë fundjavë në futbollin shqiptar nisin takimet e para të fazës Final 4. Dy takimet e programuara të shtunën dhe të dielën do të hapin siparin e fazës finale për  ekipet që e mbyllën në 4 vendet e para sezonin, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo. Të shtunën Vllaznia përballet me Dinamo City-n ndërsa të dielën Elbasani luan me Egnatian.

Sipas rregullores së përcaktuar nga FSHF, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen dhe katër ekipet do të përballen mes tyre në gjashtë ndeshje, që do të zhvillohen të gjitha në Arena Kombëtare, për të përcaktuar ekipin kampion të Shqipërisë për  sezonin 2025-2026.Ekipet më të avantazhuara janë Vllaznia dhe Elbasani duke qenë se kanë grumbulluar më shumë pikë gjatë sezonit mirëpo matematika mban në lojë dhe Egnatian apo Dinamon. Dinamovitët e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, do të dalin zyrtarisht nga gara për titull kampion nëse nuk fitojnë këtë të shtunë ndaj Vllaznisë dhe për këtë pritët që ky takim të jetë mjaft i luftuar në kryeqytet.

Dinamo vjen me motivimin maksimal pasi triumfoi në Kupën e Shqipërisë, mirëpo koha për ta përgatitur këtë ndeshje ka qenë shumë e pakët mbetet ndërsa Vllaznia që e mbylli e para sezonin e rregullt, mbetet një pretendente kryesore dhe për fitimin e trofeut në fund.

Takim mjaft interesant është dhe ai i të dielës mes Elbasanit dhe Egnatias. Verdheblutë përveçse janë ekipi më i mirë për ndeshjet jashtë shtëpie, mbajnë vendin e parë dhe për sulmin më të mirë të kampionatit me 48 gola në 36 javë. Nga ana tjetër Egnatia ka rikthyer të gjitha shanset për të mbrojtur titullin si kampione, Me përgjysmimin e pikëve, diferenca me Vllazninë dhe Elbasanin është vetëm tri pikë, një hendek minimal që mund të rikuperohet plotësisht.

Dy ndeshjet do të luhen këtë të shtunë dhe të diel në orën 19:00, në stadiumin Arena Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos