Punëtori 64-vjeçar humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2025, 19:54 | Kronikë

Punëtori 64-vjeçar humbi jetën në Paskuqan, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 10:30, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç, i punësuar për punime hidraulike. Si pasojë e plagëve të marra, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan A2 CNN.

Në vijim të veprimeve hetimore, rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos