VIDEO| Ronaldo, 40-vjeçari që "fluturon" ende, gol spektakolar në Arabi

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 14:36 | Futboll

VIDEO

Cristiano Ronaldo ka lënë tifozët pa fjalë sërish. Sulmuesi portugez, në moshën 40-vjeçare, realizoi një gol spektakolar me roveshatë në fitoren 4-1 të Al-Nassr ndaj Al-Khaleej, duke çuar ekipin në nëntë fitore radhazi në kampionat.

Al-Nassr dominoi sfidën, me João Félix që hapi ndeshjen dhe Wesley që dyfishoi epërsinë. Al-Khaleej reagoi në fillim të pjesës së dytë me Murad Al-Hawsawi, por Sadio Mané riktheu qetësinë në minutën e 77-të, shkruan A2 CNN.

E megjithatë, skena kryesore i përkiste Ronaldos. Në minutën e 96-të, ai fluturoi në ajër dhe ekzekutoi një gol identik me atë kundër Juventusit në Champions League më 2018, duke çmendur stadiumin dhe rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos