Trajneri i futbollit, Elvis Plori, thotë se Shqipëria e ka luks ta mbajë në mbrojtje Mario Mitajn, pasi me cilësitë që ai ka mund të japë kontribut më të madh në sulm.
“Nuk është as i pari dhe as i fundit që vjen nga Shkodra me të tilla lëvizje Mario Mitaj. Hysen Zmijani ishte njësoj, vetëm se ka qenë me këmbën e djathtë. Ka kundër kohën, ka driblimin, ka pasimin e thjesht, është luks ta mbash si mbrojtës. Domethënë ta shoh dikush sesi luan me atë teknikë të admirueshme dhe të thuash që është mbrojtës i majtë, është luks”, tha Plori në “Mega Sport” në A2 CNN.
Ish-futbollisti shkodran tha se krahu i majtë duket i kompletuar edhe për të ardhmen, pasi një tjetër lojtar që luan në Greqi po shfaq cilësitë e Mitajt, Elton Fikaj. “Janë të ngjashëm, Fikaj po rritet te Panathianikosi”, tha Plori. (A2 Televizion)
