Partizani ndal Vllazninë; Nuk ka fitues në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 18:46 | Futboll

Partizani ndal Vllazninë; Nuk ka fitues në Vlorë mes Flamurtarit

Dy ndeshjet e fundit të javës së 12 të Kategorisë Superiore përfunduan me të njëjtin rezultat: 1-1.

Partizani dhe Vllaznia ndanë nga një pikë. "Të kuqtë" zhbllokuan shifrat me Tomën, ndërsa Mala i dha një pikë shkodranëve, të cilët vazhdojnë të kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta me Elbasanin.

Nuk ka fitues edhe në Vlorë, me takimin mes Flamurtarit dhe Tiranës që u mbyll 1-1.

Golit të Maksutit në pjesën e parë për vlonjatët iu përgjigj Junior, me këtë të fundit që shmangu humbjen e radhës së bardhebluve.

Ky barazim nuk i shkon përshtat asnjërës nga skuadrat, të cilat mbajnë vendet e fundit në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos