
Milani mposhti Interin 1-0 në derbin e Milanos, duke u rikthyer te fitorja dhe më e rëndësishmja, duke kapërcyer zikaltërit në vendin e dytë në tabelën e Serisë A, vetëm dy pikë pas Romës kryesuese.
Skuadra e Allegrit shpëtoi nga pësimi i golit falë mrekullive të Maignan dhe shënoi në fillim të pjesës së dytë me një gol të të zakonshmit Pulisic, shkruan A2.
Interi pati një shans të shkëlqyer për të barazuar me një penallti të akorduar për një faull të Pavlovic ndaj Thuram, por Calhanoglu nuk mposhti dot një Maignan heroik, dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Tani, janë pesë skuadra brenda tre pikëve nga njëra-tjetra në krye të një kampionati italian që është më i hapur se kurrë. (A2 Televizion)
