Përmbytjet në Çerven, mbi 70 hektarë tokë prej 5 ditësh nën ujë, dëmtohen të mbjellat

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 15:13 | Aktualitet

Tokat e fshatit Çerven në bashkinë e Fierit prej 5 ditësh ndodhen nën ujë. Fermerët e zonës shprehen se kulturat bujqësore të stinës janë shkatërruar, ndërsa ende nuk ka ardhur askush që të shikojë dëmet.

Edhe pse lumi Vjosë është tërhequr në shtratin e tij, mbi 70 hektarë tokë të fshatit Çerven të Fierit prej të paktën 5 ditësh ndodhen nën ujë.

Të gjitha banorët e fshatit janë të prekur nga kjo përmbytje e cila u ka shkatërruar të gjithë të mbjellat e stinës, si grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, si edhe parcelat me ullinj.

Fermerët e zonës kërkojnë ndihmë nga shteti për sa kohë paguajnë taksa për tokat që punojnë.

Por pavarësisht kërkesave duket se gazetarët janë të parët që kanë shkuar për të parë dëmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos