
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka arritur të realizojë gol për Atalantën në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League ndaj Sturm Graz.
Shqiptari është kthyer në shtyllën e mbrojtjes në skuadrën e Gasperinit dhe tashmë veç sigurisë për të mos pësuar është kthyer dhe në një goleador.
Gjimshiti zhbllokoi rezultatin në minutën e 53 teksa goditi saktë me këmbë në drejtim të portës nga brenda zonës.
Ky është një tjetër lajm i shkëlqyer për Sylvinhon para dy ndeshjeve të fundit në grup të Kombëtares shqiptare, ndaj Moldavisë në transfertë më 17 nëntor dhe 3 ditë më pas në Tiranë ndaj Ishujve Faroe.
GoaL! | Atalanta 1-0 SK Sturm Graz | Berat Djimsiti #UEL #UECL pic.twitter.com/Zpe0Y90dAk (A2 Televizion)
— Larex sports (@npaakmph) November 9, 2023