Ballkani dominon në Kazakistan, por merr vetëm një pikë, kualifikimi mbetet i hapur

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 18:26 | Futboll

Ballkani dominon në Kazakistan, por merr vetëm një pikë,

Ballkani i Ilir Dajës ka arritur të marrë 1 pikë në transfertën e largët të Kazakistanit ndaj Astanës, në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Kampionët e Kosovës zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë krahasuar me atë të zhvilluar në Prishtinë, por në fund nuk arritën të merrnin pikët e plota.

Kjo ishte ndeshja e katërt në grupet e Conference League dhe kanë arritur të grumbullojnë 4 pikë. Tashmë për Ballkanin kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit në grup ku do të luhet gjithçka për kualifikimin historik për në turin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos