Kategoria Superiore nis me supersfidë

Nga Dea Kozma
10 Nëntor 2023, 08:15 | Futboll
Kategoria Superiore nis me supersfidë

Java e 13-të e Kategorisë Superiore nis të shtunën me ndeshje të forta dhe shumë interesante.

Vëmendja është te supersfida Egnatia-Partizani. Jo më kot, të gjithë e kanë konsideruar një finale të parakohshme, për shkak se janë dy ekipe që deri më tani kryesojnë kampionatin dhe mbeten rivalët direktë për titullin. Dueli do të luhet në Rrogozhinë, duke nisur prej orës 14:00.

Po të shtunën, Vlllaznia pret Laçin në “Loro Boriçi”. Dy skuadra që këtë vit nuk kanë qenë në pritshmëritë e tyre, megjithatë në këtë takim secila prej tyre do të kërkojë vetëm fitoren.

Një finale mund të quhet dhe ajo e Korçës, ku Skënderbeu përballet me Teutën. Edhe pse pozicionohen në vendet e fundit në tabelë, dy ekipet janë gati për kthesën dhe këtë duhet ta tregojnë që këtë ndeshje.

Dy takimet e tjera janë rezervuar për të hënën, ku Dinamo pret Erzenin në “Niko Dovana”, ndërsa Tirana përballet me Kukësin në shtëpi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos