Gjeorgjia tregon dhëmbët, poker Çekisë dhe kërcënon kuqezinjtë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2024, 21:01 | Futboll

Gjeorgjia tregon dhëmbët, poker Çekisë dhe

Liga e Kombeve sapo ka nisur, por në grupin  e kombëtares së Shqipërisë duket se ekipi për t’u mundur është konfirmuar që në sfidën e parë.

“Hirushja” e Euro2024, Gjeorgjia dhuroi spektakël duke shkatërruar Çekinë dhe vendosur diktatin e saj në grup.

Në “Mikheil Meskhi Stadium”, të Tbilisit, Kvaratskhelia me shokë hodhën në tapet çekët, duke shënuar poker golash. Siparin egolave e çeli pikërisht ylli i Napolit në minutën e ’33, për ta vazhduar më pas me Chakvetadze, Mikautadze e Kochorashvili.

Për miqtë golin e nderit e shënoi Kalvach, në minutën e 80’-të të kësaj sfide.

Kujtojmë se “Kryqytarët” do të zbarkojnë në Tiranë pas pak ditësh, pasi më 10 shtator sfidojnë kuqezinjtë e Silvinjos në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos