Shqipëria është duke zhvilluar në “Epet Arena” të Pragës ndeshjen e parë pas eksperiencës në Euro 2024, duke nisur përballë Ukrainës fushatën në Ligën e Kombeve.
Djemtë kuqezi zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyer me të paktën 3 raste për shënim me Asllanin, Laçin dhe Manaj, por pa arritur finalizimin.
Ukraina dukej e përgjumur në ’45 minutat e para, por në nisje të pjesës së dytë, djemtë e trajnerit Rebrov kanë befasuar kuqezinjtë, duke gjetur rrugën e rrjetës me Konoplya, raporton A2.
Mbrojtësi i djathtë i ukrainasve gjeti të papërgatitur mbrojtjen duke shënuar në minutën e ’49 të sfidës.
Festa e ukrainasve ka zgjatur vetëm 5 minuta, pasi Shqipëria është rikthyer shpejt në sulm. Një goditje e Manaj që u prit mrekullisht nga Trubin, çoi topin në një goditje këndi që solli edhe golin e kuqezinjve në minutën e '55, shkruan A2.
Ishte qendërmbrojtësi Ardian Ismajli që shfrytëzoi më së miri rrëmujën në zonën e ukrainasve duke çuar topin në rrjetë. (A2 Televizion)