Seria A, Milani pëson humbjen e parë sezonale

Nga A2 CNN
24 Gusht 2024, 20:32 | Futboll

Seria A, Milani pëson humbjen e parë sezonale

Milani u mposht 2-1 në Parma në javën e dytë të Serisë A dhe pësoi humbjen e parë të sezonit, duke mbetur me vetëm 1 pikë në renditje.

Kuqezinjtë e nisën keq dhe pësuan gol pas vetëm dy minutash lojë, të ndëshkuar nga Man.

Mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë patën një reagim të mirë që çoi në barazimin e Pulisic (66'), por çekuilibri i tepruar i kuqezinjve i dha mundësinë vendasve të shënonin golin e dytë në kundërsulm, në minutën e 77-të, me të sapofuturin Cancellieri.

Për trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, një nokaut shumë i rëndë që konfirmon se sa shumë duhet të punojë skuadra e tij, veçanërisht në mbrojtje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos