Shpresat sot kundër Armenisë në “Arenën Kombëtare”

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 11:58 | Futboll

Shpresat sot kundër Armenisë në “Arenën

Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve luan sot ndeshjen e fundit kualifikuese në Euro 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Armeninë, duke nisur prej orës 18:00 në Arenën Kombëtare.

Ekipi është grumbulluar prej tetë ditësh dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë kontributin në mbylljen e këtij edicioni.

Shpresat vijnë në këtë sfidë pas dy fitoreve të mëdha kundër Lihtenshtejnit dhe Zvicrës në transfertë.

Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve pozicionohet në vendin e katërt në Grupin E me 13 pikë. Fitorja nuk do ti ndihmonte as për vendin e tretë, me Finlandën që në kuotën e17 pikëve është e pakapshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos