Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Lihtenshtejnit përpara kampionatit Europian, Gjermani 2024. Skuadra e Sylvinho-s arriti ta dominojë totalisht takimit ndaj një kundërshtari modest.
Me një formacion eksperimental, skuadra e Sylvinho-s arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 31-të me anë të Armando Brojës, i cili shfrytëzoi maksimalisht një asist nga Bajrami, një nga më të mirët në këtë ndeshje.
⚽ Jasir Asani scores a goal from the free kick. pic.twitter.com/UFRBNmeIIP
— Albanian Football ???????? (@Albaniafooty_EN) June 3, 2024
Ndërkohë, goli i dytë u realizua nga Asani, i cili nuk di të bëjë veçse kryevepra. Këtë herë, Asani lëshoi një predhë nga rreth 30 metra nga goditja e dënimit. Ndërkohë, goli i tretë u realizua nga Ernest Muçi.
Ernest Muçi, Arnavutluk'un hazırlık karşılaşmasında Liechtenstein'ı 3-0 yendiği maçta takımının 3. golünü attı. pic.twitter.com/LeqPbqcBDa
— Olay Beşiktaş (@OlayBesiktas) June 3, 2024
Më 7 qershor, Shqipëria do të luajë ndaj Azerbajxhanit, ndeshje e cila do të jetë e fundit para Euro 2024, që do të nisë për kuqezinjtë më 15 qershor ndaj Italisë, kampione në fuqi e Europës. (A2 Televizion)