Madridi në festë. Futbollistët e Realit i prezantuan tifozëve trofeun e Champions League, pas finales së fituar 2-0 ndaj Borussia Dortmund në Wembley.Mijëra mbështetës entuziastë ishin mbledhur në sheshin kryesor të Madridit, Sibeles, për të përshëndetur heronjtë e tyre. Kjo ishte hera e dytë në këtë sezon, pas festës për triumfin në La Liga.
Momenti kulmor ishte kur sipas traditës, kapiteni Naço vendosi flamurin e Realit në statujën e perëndeshës Sibele.
Më pas festa u spostua në impiantin mitik Santiago Bernabeu. Tribunat ishin mbushur me kapacitet të plotë nga tifozët, teksa futbollistët, trajneri Ancelotti dhe stafi festonin në podiumin e ndërtuar në qendër të fushës.
Toni Kross ishte mes lojtarëve më të duartrokitur, pasi finalja e Champions ishte ndeshja e fundit për mesfushorin gjerman me klubin. Ai do të tërhiqet nga futbolli pas Euro 2024. Ndërkohë, 38-vjeçari Luka Modriç konfirmoi se do të qëndrojë edhe një tjetër vit në Madrid.
Festë e papërmbajtur ishte edhe ajo e Vinucius Jr, që pas golit në Paris dy vjet më parë, me rrjetën në Londër u shndërrua në brazilianin e parë që realizon në dy finale të Champions. (A2 Televizion)