All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Testi i parë për Kombëtaren përpara Euro 2024

Nga Erald Kodhelaj
3 Qershor 2024, 15:45 | Futboll
All - Paragraf - 1

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga debutimi në Euro2024, Shqipëria do të zhvillojë testin e parë gjeneral përpara eventit në Gjermani. Kuqezinjtë zbresin në fushë për miqësoren me Lihtenshtejnin.

Pasi konsolidoi ekipin gjatë kualifikueseve, trajneri Sylvinho pritet të aktivizojë edhe disa futbollistë të cilët kanë patur hapësira më të pakta. Një mënyrë për të kontrolluar formën e tyre, por edhe për të vlerësuar se cilët do të shërbejnë si alternativat më të vlefshme.

All - Paragraf - 3

Në rreshtimin e zakonshëm 4-2-3-1, në portë pritet të aktivizohet Strakosha. Në mbrojtje mendohet të jenë Hysaj e Mitaj nga krahët, aty ku edhe Aliji është një alternativë. Në qendër, përkrah Ismajlit do të jetë Kumbulla, edhe sepse Gjimshiti sapo përfundoi sezonin me Atalantën.

Në mesfushë, të zakonshmit Ramadani e Asllani do të pozicionohen pas shpinës së organizatorit Bajrami. Nga e djathta do të jetë Asani, ndërsa në të majtë pritet të aktivizohet Arbër Hoxha. Në sulm, Daku duket i avantazhuar përballë Manajt.

Shqipëria luan kundër Lihtenshtejnit duke nisur prej orës20 në Haladas të Hungarisë. Më datë 7 qershor kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin me Azerbajxhanin, përpara debutimit në Euro 2024 kundër Italisë më 15qershor. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos