Shqiptari i parë në garën për Topin e Artë, Granit Xhaka renditet i 16-ti

Nga A2 CNN
28 Tetor 2024, 19:23 | Futboll

Shqiptari i parë në garën për Topin e Artë, Granit

Granit Xhaka e shkroi historinë kur u përzgjodh si një nga 30 futbollistët që do të garonin për Topin e Artë, duke u bërë shqiptari i parë që synon trofeun prestigjioz të “France Football”.

E këtë të hënë, teksa ceremonia pritet të nisë në orën 20:00 në Paris, është zbuluar se Xhaka do të renditet në vendin e 16-të mes të nominuarve për Topin e Artë.

Ai ka lënë mbrapa emra si Federico Valverde, portierin kampion bote Emiliano Martinez, kapitenin e Arsenalit Martin Odegaard, yllin e mesfushës së Interit Hakan Calhanoglu, apo edhe supertalentin anglez Bukayo Saka.

Xhaka mbërrin në këtë hap të rëndësishëm të karrierës së tij pas një sezoni fantastik me Bayer Leverkusen, ku si motor i mesfushës çoi “Aspirinat” drejt titullit të kampionit në Bundesligë dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, e humbi finalen e Ligës së Evropës.

Edicionin e kaluar, 32-vjeçari luajti 33 ndeshje dhe realizoi 3 gola për Leverkusen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos