S'ka samba braziliane në Xhedah, City fiton Kupën e Botës me poker golash

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 21:01 | Futboll

Në finalen e Kupës së Botës për klube që është luajtur mbrëmjen e sotme në Xhedah të Arabisë Saudite, Manchester City ka mposhtur brazilianët e Fluminense me një poker golash.

Djemtë e Pep Guardiolës shënuan 4 herë, duke hapur serinë e golave pas vetëm 40 sekondash, me  Julian Alvarez që çoi topin në rrjetë.

Më pas në minutën e ’27 një autogol nga Nino dyfishoi epërsinë e Cityt pasi përpjekja e Phil Foden për të shënuar u devijua.

Ylli anglez i dal nga akademia e “Citizens” e gjeti golin e tij në pjesën e dytë, duke e çuar rezultatin e sfidës në 3-0.

Goli i katër i sfidës u shënuan sërish nga Julian Alvarez, duke bërë që City të fitojë edhe trofeun e pestë për vitin 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos