Vllaznia i shënon 5 gola Skënderbeut, derbin e Durrësit e fiton Dinamo

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 19:29 | Futboll

Vllaznia i shënon 5 gola Skënderbeut, derbin e Durrësit e fiton

Vllaznia ka marrë fitoren e tretë radhazi në Superiore dhe këtë e ka bërë duke i realizuar 5 gola Skënderbeut, i cili në këtë sfidë u tregua i pafuqishëm.

Në sfidën e realizuar në Loro Boriçi shkëlqeu Gruda, i cili realizoi 3 gola, ndërsa shënoi edhe goleadori Balaj. Sfida u vulos nga një autogol i Frashërit në fundin e ndeshjes.

Ndërkohë, derbi i Durrësit mes Teutës dhe Dinamo City-t u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 1-2.

Pas këtyre takimeve, Vllaznia është ngjitur në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e pestë me 22 pikë. Teuta është zhytur edhe më tej në krizë në vendin e fundit në renditje me 16 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos