Pas barazimit 0-0 përballë Ishujve Faroe në “Air Albania”, Kristjan Asllani tha se kombëtarja nuk kërkonte këtë rezultatin, por ka bërë gjithçka për të fituar.
“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mire”, tha Asllani.
Përtej barazimit, Shqipëria arriti të merrte vendin e parë në grupin E për Euro 2024. (A2 Televizion)