
Një qen i llojit pitbull ka kafshuar një fëmijë rreth moshës 4 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më pare, në shëtitoren Lungomare të Vlorës.
Qeni ka kafshuar femijën në kokë duke i shkaktuar plagë.
Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sejko Veliu, punonjës në një projekt në Vlorë, ka qenë personi që ka shpëtuar vajzën e vogël nga qeni.
Ai tregon për A2CNN ngjarjen që mund të kishte rezultuar fatale: “Qeni erdhi nga larg dhe e kafshoi në kokë vajzën. Kur e pashë, shkova e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir te fyti. E lidha pastaj te shtylla se vajza do kishte ikur përndryshe. Shyqyr Zotit, shpëtoi”. (A2 Televizion)