Cristiano Ronaldo ka kritikuar trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, për deklaratat që ka bërë në lidhje me objektivat e klubit anglez.
Ronaldo, i cili ka luajtur në dy periudha të ndryshme me “Djajtë e Kuq”, deklaroi në kanalin e tij të YouTube se trajneri i një ekipi si United nuk mund të thotë se “skuadra nuk fiton dot kampionat ose Champions”, siç shkruan A2.
“Manchester United duhet të rindërtojë gjithçka, sipas mendimit tim. Por, si trajner i United ti nuk mund të thuash se nuk do të luftosh për të fituar kampionatin apo Champions-in. Ndoshta nuk e ke atë potencial, por nuk mund ta thuash publikisht”, deklaroi sulmuesi portugez.
Që kur Ten Hag mori drejtimin, Manchester United ka përfunduar i treti dhe i teti në Premier League. Trofetë e vetme që ka ekipi janë Kupën Carabao dhe FA Cup.
(A2 Televizion)