Pasi ndoqi nga shkallët e “Arenës Kombëtare” sfidën e humbur nga Shqipëria përballë Gjeorgjisë, Armando Broja është rikthyer në Angli.
Sulmuesi që pritet të rikthehet në fushë në tetor, ka menjëherë nga puna te Evertoni duke vijuar me programin e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Çelsin në miqësoret e verës.
Pas prezantimit zyrtar, Broja ka zgjedhur edhe 22 si numrin që do të mbajë në fanellë për sezonin e ri me blutë nga Liverpuli.
Bomberi kuqezi u transferua te ‘Toffees’ në limitet e merkatos së verës, pasi më parë kishte dështuar për shkak të kushteve fizike, një transferim i tij te Ipswich Town. (A2 Televizion)