“Stërvitja me Conten, tepër e vështirë”, Rrahmani flet për grumbullimin dhe De Bruyne

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 08:31 | Futboll

“Stërvitja me Conten, tepër e vështirë”,

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” nga kampi stërvitor i Napolit.

Ai foli për stërvitjet me Antonio Conten si dhe për partnerin e ri në mbrojtje, Beukema: “Viti i kaluar ishte grumbullimi më i vështirë, por ndoshta këtë vit do ta kapërcejmë! Stërvitja është e vështirë, seancat e dyfishta çdo ditë nuk janë aspak të lehta. Gjithmonë përpiqem të flas me çdo mbrojtës të ri që vjen. Mes nesh, mbrojtësve qendrorë, duhet të kuptojmë lëvizjet dhe automatizmat e tij: është e rëndësishme, të di se çfarë lloj lëvizjesh do të bëjë ai e bën më të lehtë për mua”.

Rrahmani foli edhe për një tjetër fytyrë të re të Napolit, më të përfolurin nga të gjithë, Kevin De Bruyne. Lidhur me belgun, mbrojtësi deklaroi: “Mendoj se ai dinte shumë për Napolin. Para se të vinte, ai pyeti disa nga shokët e tij të ekipit kombëtar. Ai ka shumë cilësi. Zakonisht, kur mbërrin në një ekip tjetër, duhet të mësosh të bësh atë që kërkon dhe dëshiron trajneri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos