Ish-legjenda e futbollit francez dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është bërë viktimë e një grabitjeje në banesën e tij pranë Marseille mëngjesin e 18 korrikut.
Hajduti hyri me forcë në shtëpi rreth orës 5:30, duke marrë rreth 20 trofe dhe medalje me vlerë të madhe sentimentale dhe monetare.
Platini, i zgjuar nga zhurmat që vinin nga kopshti, zbriti për të kontrolluar pronën dhe pa hajdutin teksa largohej. Ai njoftoi menjëherë policinë, ndërsa hetimet janë tashmë në duart e prokurorisë së Marseille.
Deri më tani, nuk ka asnjë të dyshuar dhe lista e plotë e sendeve të vjedhura nuk është përpiluar.
Pavarësisht tronditjes, 70-vjeçari nuk ka pësuar lëndime. Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)