Në Arabi ''çmenden'' pas Vinicius Jr, 350 milionë euro për 25-vjeçarin

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 15:08 | Futboll

Në Arabi ''çmenden'' pas Vinicius Jr, 350

Në Arabinë Saudite janë të çmendur pas Vinicius Junior. Edhe pse lojtari ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, në Lindjen e mesme po mendojnë për një oferte marramendëse.

Sauditët janë gati t’i ofrojnë Real Madridit 350 milionë euro për 25-vjeçarin, me një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1 miliard euro.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Vinicius do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e Nejmar te Paris Saint Germain  me 222 milionë euro në vitin 2017.

Për brazilianin, ky sezon nuk ka qenë me i miri, ai u aktivizua në 59 ndeshje, shënoi 22 gola dhe dhuroi  19 asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos