Kalendari i Superligës/ Në javën e parë spikat Vllaznia-Egnatia, derbi në javën e gjashtë

Nga Dea Kozma
18 Korrik 2025, 11:25 | Futboll

Këtë të premte, në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet u hodh shorti për Kategorinë Superiore, për edicionin 2025-2026.

Gjithçka do të nisë më 23 gusht me sezonin e ri, teksa në javën e parë spikat dueli Vllaznia-Egnatia.

Tirana dhe Partizani do të luajnë me dy ekipe modeste në letër, bardheblutë udhëtojnë në Ballsh, ndërsa Partizani pret në shtëpi Vorën. Në dy ndeshjet e tjera, Teuta luan me Dinamon, ndërsa Elbasani pret Flamurtarin.

Kjo është java e parë në Superligë, ndërkaq, sipas shortit, derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë të çdo faze.

Edhe këtë sezon, FSHF do i besojë formatit me "Final 4", ku katër ekipet e renditura të parat në 36 javë kampionat do t’i përgjysmohen pikët dhe më pas do drejtohen një mini-turne ku secila do të luajë me tre kundërshtarët e saj.

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin të shtunën e 23 gushtit dhe do të përfundojë më datën 24 maj të vitit 2026.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos