Humbja e Serbisë, Vuçiç: Ka gjëra më të rëndësishme se topi, shpresojmë fitore në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 16:13 | Ballkani

Humbja e Serbisë, Vuçiç: Ka gjëra më të

Humbja e Serbisë nga Shqipëria në stadiumin e Leskovcit mbrëmjen e djeshme, pavarësisht zemërimit që i pati ngjallur, duket se nuk ka qenë ngjarja e vetme në fokusin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Kur u pyet nga gazetarët për disfatën e Serbisë, Vuçiç zgjodhi që t’a lidhë me zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë këtë të dielë.

Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë. Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos