Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 16:25 | Kronikë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë

Një incident me armë zjarri, që ka qenë derivat i një përplasje më të hershme fizike mes disa personave, e që dyshohet se ka lidhje me procesin zgjedhor është shënuar në Kosovë.

Mësohet se të shtënat me armë janë regjistruar pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të komunës së Drenasit, ku është e vendosur një qendër votimi.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat konfirmon se është qëlluar në drejtim të një veture në afërsi të shkollës ku është vendosur qendra e votimit.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën "Shpëtim Robaj" në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës)”, njofton policia e Kosovës.

Policia thotë se ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në ngjarje dhe se nuk ka të lënduar, e po ashtu rasti në fjalë nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, bëhet me dije më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos