Gazetari Blendi Fevziu ka folur për A2 CNN nga Serbia, pas ndeshjes së zhvilluar të Kombëtares shqiptare me Kombëtaren serbe, ku kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin 0-1.
Në një lidhje live për ‘Ditari’ me gazetarin Andi Nuraj në A2 CNN, Fevziu tha se kombëtarja shqiptare e dominoi në mënyrë absolute ndeshjen.
Ai tha gjithashtu se ishte i vetmi në stadiumin serb, që kishte veshur bluzë me simbolet e Kombëtares, teksa zbuloi në për këtë u kontrollua edhe nga autoritetet serbe.
“Super ndeshje, dominancë absolute, asnjë sekondë nuk rrezikuam. Isha me bluzen e Kombëtares, isha i vetmi. Më kontrolluan njëherë, më thanë ‘hape edhe poshtë’ dhe unë si Isa Boletina, e grisa dhe ktë…”, tha mes të tjerash Fevziu. (A2 Televizion)