KQZ: 510 mijë e 525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, procesi po zhvillohet i qetë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2025, 15:49 | Politikë

KQZ: 510 mijë e 525 qytetarë kanë votuar deri në orën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 25,21%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa, shkruan A2.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 510, 525 votues apo 25,21% nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues", tha Radoniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos