Sylvinho: Manajn e njoh që kur ishte djalosh tek Interi. Për formacionin nuk kam vendosur ende

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 16:35 | Futboll

Formacioni anti Letoni nuk është përcaktuar ende. Kështu tha trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një konferencë për media nga Riga.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, për shkak të rikuperimit. Nuk kemi vendosur ende për formacionin. Të nesërmen mund të kemi një ide më të qartë”, tha trjaneri brazilian, shkruan A2 CNN.

Ai iu rikthye edhe një herë zgjedhjes së Rey Manajt për të gjuajtur penalltitë në kombëtare, siç bëri kundër Serbisë, të cilën e humbi. “Manaj është titullar i kësaj skuadre. E njoh që kur ishte një djalë 17-vjeçar tek Inter. Ka shumë personalitet. Ua kam thënë të gjithëve, përgjegjësia për të zgjedhur atë që gjuan penalltitë është e imja”, shtoi Sylvinho.

Pas barazimit 0-0 të shtunën ndaj Serbisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës, me 4 pikë. Sfida e radhës për kuqezinjtë është ajo në Riga kundër Letonisë të martën në 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos