Një rrufë në qiell të hapur për Vllazninë! Lazer Matija ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të klubit të vajzave në futboll. Në një konference për shtyp shkak janë bëre përplasjet e vazhdueshme me FSHF.
Kam 30 vjet në krye këtu duke kontribuar, i kam shërbyer këtij sporti. Kam qenë kritik, por edhe mund të kisha heshtur. I kam shprehur në forma të ndryshme, kemi pasur debate në lidhje me “Final Four” që ishte një dështim. Kam pasur kundërshtime që mos shkrihen klubet e futbollit të femrave. Kam parë strategji të gabuar, futbolli i vajzave në Shkodër ka qenë i persekutuar, kanë marrë futbolliste në Kombëtare dhe i kanë lënë në stol.
Edhe pse momentalisht Vllaznia është pa një president dhe rrezikon seriozisisht pjesëmarrjen në kampionat, për ish numrin 1 të kuqebluve, Vllaznia do të ''jetojë''.
Do këtë shkodranë të ndershëm që e duan Vllazninë dhe do ta çojnë edhe më lart, kemi shumë gjëra për të thënë por për momentin janë të mjaftueshme. Mesazhin mund ta marrin të tjerët si të duan, nuk mund të luftohet një njeri që punon. Pse tërhiqem unë
Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë jo vetëm në futbollin shqiptar por edhe në arenën europiane. Shkodranët 13 herë kampione e Shqipërisë arritën të shkonin deri në fazën e grupeve të Champions League duke u përballur me gjigandë të futbollit si Real Madrid, PSG, Çelsi, Juventus apo Interi. (A2 Televizion)