Sot nis java e tretë e Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi të Egnatias përballen me Skënderbeun e ngjitur këtë sezon në elitë.
Në letër rrogozhinasit janë favoritë, megjithatë korçarët e kanë bërë të qartë që në fillim, se do të bëjnë gjithçka për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze këtë sezon.
Ekipi i Ahmataj është më grupin e plotë ndërsa tek Egnatia pritet rotacion dhe mungojnë të përhershmit, Bakajoko dhe Beqja.
Pas dy javësh të luajtura, Egnatia kryeson kampionatin me 6 pikë të plota ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e 8-të me vetëm 1 pikë.
Në prag të sfidës, trajneri Nevil Dede tregoi se edhe këtë vit, synim mbetet mbrojtja e titullit kampion. Dueli do të luhet sot në orën 18:30 ne Arena Egnatia. (A2 Televizion)