Juventusi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e italo-brazilianit, Thiago Motta në krye të pankinës bardhezi. Ish-tekniku i Bolonjas do të drejtojë “Zonjën e Vjetër” për 3 sezonet e ardhshme, pasi ka nënshkruar një kontratë që e lidh me Juven deri në 30 qershor 2027.
“Jam shumë i lumtur që filloj një eksperiencë të re në krye të një klubi të madh si Juventus. Falënderoj pronarët dhe menaxherët, të cilëve u siguroj të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t'i bërë tifozët të lumtur”, ishin fjalët e para të ish-mesfushorit të kombëtares italiane si bardhezi.
™️⚽ pic.twitter.com/fhFHegPUkm
— JuventusFC (@juventusfc) June 12, 2024
Motta nisi karrierën e tij si trajner në 2018, duke startuar nga stoli i ekipit të të rinjve të Paris Saint Germain, ekipi me të cilin ai përfundoi aventurën e tij si futbollist.
Në Itali ai mbërriti në 2019 kur u ul në pankinën e Genoas dhe më pas drejtoi Spezian, para se të realizonte sezonin e mrekullueshëm me Bolonjan, të cilën e kualifikoi në Champions League. (A2 Televizion)