'Thyhet' mbrojtja e Kombëtares, Anglia i shënon 2 gola Shqipërisë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2025, 19:39 | Futboll

'Thyhet' mbrojtja e Kombëtares, Anglia i shënon 2 gola

Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me 2 golat e futbollistit Harry Kain.

Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase 'u thye' në pjesën e dytë, kur Kane shënoi.

Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol, Harry Kane shënoi sërish, duke i çuar shifrat në 0-2.

Sfida e cila filloi në orën 18:00, luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, shkruan A2 CNN.

Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh, pasi ndodhen në vendin e parë në grup.

Kujtojmë se ditën e enjte, Kombëtarja shqiptare mori një fitore me shumë vlerë përballë Andorrës me rezultatin 0-1, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos