Verdikti që tronditi Kosovën, reagon Rey Manaj

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 18:27 | Futboll

Verdikti që tronditi Kosovën, reagon Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën aktgjykimin në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, shkruan A2.

Sulmuesi i Sivassporit publikoi në rrjetet sociale një fotografi me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e shoqëroi me mesazhin:

“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori. Është një sakrificë që nuk harrohet, një liri që nuk erdhi falas”, lexohet në një postim të Manajt në Instagram.

Manaj e shoqëroi postimin edhe me festimin e golit që shënoi ndaj Serbisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos