“Tirana, kandidate kryesore për të rënë nga kategoria”, Artan Pogoni: Rast pa shpresë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 09:25 | Futboll

Artan Pogoni, i ftuar në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN, e komentoi “rast pa shpresë” situatën në të cilën ndodhet Tirana.

Bardheblutë, pas 9 javësh kampionat, renditen në vendin e parafundit me 6 pikë, vetëm një pikë para Flamurtarit të vendit të fundit. Gjithashtu, ka shkarkuar dy trajnerë deri në këtë pikë të sezonit.

“Tirana është në ditët e saj më të errëta. Shpëtoi sezonin e kaluar nga rënia, ndërsa këtë sezon është kandidate kryesore për të rënë nga kategoria. Sot, trajnerët kanë frikë të vijnë te Tirana. Prandaj po vijnë trajnerë me pak eksperiencë dhe që e shohin Tiranën si trampolinë”, tha Pogoni.

“Më vjen keq që kaq poshtë ka rënë niveli i drejtimit, ku zgjidhet Nuhiu. Kush është ky? Tirana ka pasur edhe trajnerë të ekipit kombëtar. Tirana është klub me histori. Por, sot e shikoj rast pa shpresë”, shtoi Pogoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos