Jashari do vetëm Milanin, nuk udhëton me Club Brugge për miqësoret

Nga A2 CNN
5 Korrik 2025, 18:26 | Futboll

Jashari do vetëm Milanin, nuk udhëton me Club Brugge për

Ardon Jashari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Club Brugge për ndeshjet miqësore, pasi po shtyn me forcë që klubi të pranojë ofertën e Milanit prej 35 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori nuk ka qenë në fluturimin që e çoi ekipin belg në Glasgoë, ku do të përballet me Rangers.

Klubi po përgatitet gjithashtu për një fazë stërvitore në Angli, por edhe atje Jashari nuk do të udhëtojë, duke u lënë të stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore në Bruges.

Jashari është një nga tre lojtarët e lënë jashtë ekipit për këtë turne, dhe të tjerët, Maxim De Cuyper dhe Chemsdine Talbi, janë në prag të transferimeve te Brighton dhe Sunderland, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos