Tirana për të larguar krizën, Partizani për vazhdimësinë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 17:10 | Futboll

Starti i fazës së dytë të kampionatit do të shërbejë për të dhënë konfirmime të rëndësishme për ekipet pretendente. Tirana kërkon të largojë krizën e rezultateve, pas katër humbjeve në pesë ndeshjet e fundit.

"S’kemi pasur probleme të tjera përveç rezultatit. Mendoj se rezultatet kanë ardhur nga ana psikologjike e lojtarëve. Edhe në 2008-ën kemi pasur këtë problem. Kanë qenë të gjithë lojtarët më të mirë të momentit. Dhe në 2008-ën pothuajse të njëjtat fjalë janë përmendur nga gazetarët: A ja vlejti Osmani? A ja vlejti Dabulla, Andi Lila, Muzaka, Ansi Agolli? Por në fund fare ajo Tiranë doli kampion”, tha Tefik Osmani.

Te Partizani kërkojnë fitoren e katërt me radhë, teksa paralelisht me ecurinë e mirë në fushë, po punohet edhe për emërimin e trajnerit të ri.

"Me Teutën është totalisht një ndeshje tjetër. Është një ndeshje e cila, me grupin që vjen më i relaksuar. Mendoj që ne vijmë komplet në një format tjetër. Mbi të gjitha më të shplodhur dhe më të etur për rezultat. Ne jemi në negociata për të diskutuar me profilet që kemi përzgjedhur. Partizani do të ketë një trajner që ta ndihmojë ekipin që të bëjë procesin që kemi vendosur që nga vera e kaluar”, tha Arbër Abilaliaj.

Dy ekipet kryeqytetase shpresojnë që kryesuesit e Egnatias do të bëjnë hap fals në Korçë, përballë Skënderbeut të rikthyer dhe që ka befasuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos