Tirana përmbys Dinamon

Nga Erald Kodhelaj
12 Janar 2024, 20:20 | Futboll

Tirana përmbys Dinamon

Tirana e nisi vitin 2024 me fitore në derbin kundër Dinamos. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-2, edhe pse ishin në disavantazhin e dy golave pas 46 minutave lojë.

Hoxhallari, Deliu dhe në fund Latifi, me rrjetën e minutës së 81, i dhanë suksesin ekipit të Ahmatajt.

Me këtë sukses, Tirana konsolidoi vendin e tretë në Kategorinë Superiore.

Për Dinamon humbja lë shije të hidhur, mbi të gjitha prej faktit se blutë nuk kanë fituar asnjë nga pesë derbit e luajtur deri në këtë pikë të sezonit me Tiranën apo Partizanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos